Festimet e Pavarësisë së SHBA/ Meta fotografohet nën shoqërinë e socialistit ’24 karat’

Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar mbrëmjen e së enjtes pritjen e përvitshme me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA është organizuar në rezidencën amerikane në Tiranë.

Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte qëndrimi bashkë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi edhe pse Parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit.

Nuk pati ndonjë bisedë të gjatë mes tyre veç shkëmbimit të disa batutave të shkurtra. Të pranishëm në këtë event ishin personalitete të ndryshme të jetës publike në vend, si: politikanë, shkrimtarë, gazetarë, artistë e të tjerë.