Flash News

KRYESORE

Opozita parlamentare e përçarë për reformën zgjedhore. Hajdari “flirton” me qeverinë, Gjoni i beson SHBA

Opozita parlamentare e përçarë për reformën

Pjesëmarrja në Komisionin e Reformës Zgjedhore, si dhe vota për amendimet në Ligjin Elektoral, u vendosën si kusht i panegociueshëm nga të 3 grupet parlamentare të opozitës së re. Por në nisje të sesionit të ri politik dhe kur ka ngelur afro 2 muaj nga përfundimi i mandatit të Komisionit të Posaçëm, duket se përfaqësuesit e opozitës parlamentare nuk janë kompakt në qëndrimin e tyre.

Bashkëkryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari, në një intervistë për TV Klan flet për rëndësinë që ka ndryshimi i sistemit aktual elektoral, por ajo thotë se nuk do të vendosin veton në parlament.

“Ne nuk do të sillemi, në një mënyrë që të vendosim kushte të panegociueshme. Në do të vendosim se cilat janë prioritetet. Hapja e debatit publik, mendoj se është fillimi i diçkaje që ne duhet ta marrim parasysh”, sqaron Hajdari.

I prerë dhe i palëkundur në qëndrimin për të kushtëzuar votën për miratimin e reformës, me ndryshimin e sistemit elektoral, është Ralf Gjoni. Gjoni është besimplotë se për arritjen e objektivit të tyre do të ndihmojë dhe presioni ndërkombëtar.

“Votat i kemi ne në parlament dhe ne votat i kemi në favor të ndryshimit të sistemit zgjedhor. Pa ndryshim sistemi ta harrojnë që mund të bëjnë ndonjë marrëveshje duke u fshehur, pas arnimeve teknike të OSBE/ODIHR. Dhe me presionin që do të vijë si nga Brukseli dhe nga Uashtingtoni, jam shpresëplotë që kjo do të arrihet shumë shpejt”, pohon Gjoni.

Znj. Hajdari tërheq vëmendjen e shumicës, se bashkëpunimi me opozitën është i rëndësishëm për këtë reformë.

Shumica, edhe pse pranoi ta vendosë në objektin e punës së Komisionit diskutimin e ndryshimit të sistemit, duket se nuk e ka në axhendën e saj ndryshimin e sistemit.

Të fundit