Flash News

OP-ED

Opozitë mediatike nga tv-Qeveria

Opozitë mediatike nga tv-Qeveria

Zef Zefi

Opozita pse nuk e mbrojti shtetin që shembi Ky. Nuk e dinte opozita se Ky është në mos i çmendur budalla, në mos budalla është rrumpallë? More, po opozita, pse nuk e ruajti kaq demokraci sa kishim, po ia la ndërkëmbë Këtij. Opozita pse e lejoi ta kanabizonte Shqipërinë i Droguari.

Opozita..., opozita, Luli, pse lejuan të beheshin deputetë rilindas kriminelët. Kriminelët të bëheshin Kryetar e këshilltar bashkie. Opozita, ç'do që i bie me kokë shkopit të policisë, përse nuk vë kundragaz, kur policia bën ushtrime taktike e manovra luftimesh fizike e kimike nëpër sheshet e Kryeqytetit nën komandën e "gjeneralit". Ç'punë ka opozita në kryeqytet, po në Jug ça do ajo, në Veri, more, po në Shqiperi ç'bën opozita xhanëm...?

Përse opozita nuk e ndaloi tritolin e qeverisë mbi banesat e qytetareve, përse nuk e ndaloi eskavatorin e Ramës mbi Teatrin, përse lejoi thyerjen e Kushtetutes nga rilindja për Artë-zezën e përkohëshme, përse e lejoi akulloren e krimit të varroste Durrësin. Ku e ka dinjitetin opozita që lejon spurdhjakun të rrejë pëditë tironcit tanë heroikë dhe t’u japë atyre ujë me bisht...të lugës. Çfarë opozite kemi ne që vetëm denoncon, kritikon e sqaron, poshtërsitë, krimet, shkeljet administrative, kushtetuese e penale të Kryeministrit e qeverisë, thua nuk i dimë ne?

I mbeti opozitës të na i tregojë neve këto? Madje dyshon në inteligjencën tonë kjo opozitë. Ç'mut opozite është kjo që tutet e nuk futet në përleshje me qeverinë për vjedhjen, blerjen, tjetërsimin e zgjedhjeve. Del nga Parlamenti pa pikë turpi vetëm sepse nuk e do aty Rama dhe s'e lë të flasë Ruçi.

Kush ia ndali kriminelët e banditët asaj t’i inkuadronte më vete, po ia la kundërshtarit. Opozitë është kjo që meqë qeveria nuk punon, po shkatërron, nuk i futet vetë punës për t’i ndrequr punët. Pse opozita nuk i ngre rrogat, pse nuk i kap për zhelesh shqiptarët që ikin nga qeveria si prej djallit, pse nuk e ul vetë papunësinë po ia lë qeverisë. Pse nuk e fut vetë Shqipërinë në Europë po ia lë këtë Ramit, Sandërvuçit dhe Erdoganit.

Përse nuk ia curr llapën këtij turtullit bashkë me tru-thjerzat që hanë m...nga sabahu n'aksham... pastaj në Shqipëri s'ka punë veç shkatërrim prapësi e varfëri. Opozitë kjo. Jo, jo..., s'kam parë kështu.

Eh, ka reklamë?

Po.

Patjetër, si urdhëron shef.

Publicitet!

Të fundit