Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Organizatë në mbrojtje të të drejtave të bretkosave, i kërkojnë shoferëve të ngadalësojnë shpejtësinë
“Organizata mjedisore Natuurpunt u ka kërkuar shoferëve në rrugët provinciale të Flanders të jenë tepër të kujdesshëm, sidomos gjatë natës. Temperaturat më të buta po zgjojnë bretkocat e rajonit, të cilët tani po bëjnë migrimin e tyre vjetor në ujë,”- shkruan ‘The Bulletin’, një media belge.
Bretkosat, si dhe salamandrat, pas gjumit dimëror, bëhen aktiv përsëri në fund të shkurtit ose në fillim të marsit. Ata pastaj bëjnë udhëtimin nga gropat e dimrit në brendësi të pellgut ose lumit më të afërt për të gjetur një ‘mik’ që të hedhin vezët.
Kjo është një migrim vjetor që ‘Natuurpunt’ e shikon me shumë kujdes, sepse shumë prej bretkosave duhet të kalojnë rrugën e makinës që në përgjithësi janë shumë të zëna dhe më shumë lëvizje, për të marrë ujë.
Për shkak të një numri amfibësh që nuk e bëjnë dot, organizata u bën thirrje edhe vullnetarëve për t'i ndihmuar ata të bëjnë udhëtimin në mënyrë të sigurtë.
‘Natuurpunt’ tregon në ekrane që bretkosat kanë vështirësi të kapërcejnë (në foto) dhe kështu duhet të ndiqen, derisa të futen në kova të vëndosura në tokë. Vullnetarët dalin gjatë natës me pishtarë për të mbledhur bretkosa dhe për t'i çuar në siguri nëpër rrugë, më pranë pellgjeve dhe përrenjve.
Vitin e kaluar organizata "ndihmoi" 173,000 amfibë të shkojnë në ujë. Në vendkalimet që kanë shumë lëvizje, ‘Natuurpunt’ vendos shenja për të paralajmëruar shoferët, të cilëve u kërkohet të udhëtojnë jo më shumë se 30 km në orë përgjatë shtrirjes rrugore.
Burimi: The Bulletin.be