Flash News

KRYESORE

Ori Nebijaj në aktivitetin "Dhuro flokë, fal shpresë": Kam humbur babanë nga tumori

Ori Nebijaj ka moderuar eventin "Dhuro flokë, fal shpresë", një fushatë prej disa vitesh e 'Europa Donna Albania'. Ky aktivitet bëhet çdo vit në kuadër të Tetorit Rozë, por fushata e dhurimit të flokëve zgjat gjithë vitin.

Në këtë event janë dhuruar flokë për vajzat dhe gratë me kancer gjiri, të cilat më pas do të përpunohen në paruke. Një event i mbushur me emocione, shprese dhe histori personale.

Ori, me pozitivitetin e saj, i ka dhënë një frymë tjetër aktivitetit e cila në fillim tregoi dhe historinë e saj personale. Moderatorja e Top Channel tregoi se edhe ajo e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo sëmundje pasi kishte humbur babanë e saj nga tumori.

Ky ishte një moment që u shoqërua me emocione dhe shumë duartrokitje nga të pranishmit.

Të fundit