Flash News

KRYESORE

Pacolli, Veseli dhe Haradinaj bëhen bashkë, arrihet konsensusi për votimin e demarkacionit

Pacolli, Veseli dhe Haradinaj bëhen bashkë, arrihet konsensusi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka konfirmuar  dakordësinë e tij për votimin e demarkacionit në seancën e së mërkurës. Në një postim në facebook ai ka falënderuar partitë e koalicionit, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet t'i përcjellë edhe në proces tjera.

“Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, shkruan Veseli teka ka publikuar dhe një foto të tyre.

Të fundit