Flash News

KRYESORE

Pak ditë pasi njoftoi se ishte infektuar me covid-19, këngëtarja shqiptare fotografohet jashtë banesës: Po prisja vëllain  

Eliza Hoxha e njohur fillimisht si këngëtare, tashmë edhe deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, pak ditë më parë njoftoi se ka rezultuar pozitive ndaj covid-19.

Megjithatë, në rrjetet sociale pas këtij lajmi qarkulloi një foto e saj teksa ndodhej jashtë banesës së saj, ndonëse me maskë.

Menjëherë ka reaguar Hoxha duke sqaruar se po priste vëllain për ta shoqëruar në një vizitë për mushkëritë.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllain tim për të më dërguar për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

Të fundit