Flash News

KRYESORE

Paketa "Anti-shpifje", Marku: Ligj për një aktor interesi që do t’ju mbyllë gojën edhe qenve

Paketa "Anti-shpifje", Marku: Ligj për një aktor interesi

Është shoqëruar edhe sot me debate projektligji i qeverisë për paketën anti-shpifje.

Të ftuar në Komisionin Parlamentar të Medias sot kanë qenë të tjerë përfaqësues dhe grupe interesi si pedagogu Mark Marku, Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj.

Gjatë fjalës, Marku e ka kundërshtuar këtë projektligj pasi sipas tij ka synim të kontrollojë mediat apo të promovojë propagandën e qeverisë.

“Ky ligj kërkohet të bëhet për të kontrolluar mediat.

Mediat e reja janë hapësirë e re lirie, por meqë janë edhe individuale është e pamundur t'i kontrollosh. Meqë propaganda e qeverisë ka dështuar nëse nuk shoqërohet me rezultate.

Qeveria ka 6 vjet propagandë se nuk di parimin themelor të saj, funksionon vetëm në sisteme diktatoriale kur nuk ke zë të lirë. Një zë i lirë të jetë, e shkatërron gjithë sistemin e propagandës.

Zërat e lirë të sektorializuar, përmes teknologjive të reja të komunikimit, një pjesë e hapësirës së lirisë së mediat qeveria e ka cenuar përmes blerjes, tani synon ta cënojë edhe pjesën tjetër në mediat të reja me kërcënime”, tha Marku.

Pedagogu i gazetarisë ka ironizuar këtë projektligj nisur edhe nga një deklaratë e kryeministrit Rama dy ditë më parë në Shijak, kur u këkronte banorëve që të ndalojnë të lehin edhe qentë e zonës teksa bënte inspektime në zonat e prekura nga tërmeti.

“Ky ligj është për të promovuar markën ‘Rama’. Ju po bëni ligj për një aktor interesi.  Do t’ju mbyllë gojën edhe qenve. Mos u çudisni kur të kërkojë të bëjë edhe ligj për t’ua mbyllë gojën qenve.

Ju bëj thirrje se ajo që po krijoni do ju masakrojë edhe ju. Në 30 vite në media, student i grevës së urisë e më duket paradoksale se pasi kemi hedhur poshtë sistemin diktatorial të vijmë të luftojmë të mos vendoset një diktaturë e re. Apeloj të mos miratohet ky ligj për cenimin e lirisë së medias”, tha Marku.

Të fundit