Flash News

KRYESORE

Panairi i librit/ Piro Misha: Botues të korruptuar sjellin libra me përmbajtje komuniste, lexohen në shkolla

Panairi i librit/ Piro Misha: Botues të korruptuar sjellin libra me

Gjatë paradites së sotme, në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka organizuar konferencën me temë “Sfidat e leximit sot. Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”.

Në panel ishin të ftuar botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., për të shkëmbyer mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.

Ndër të ftuarit ishte edhe botuesi Piro Misha, i cili foli rreth botimeve për të rinjtë si pjesë e rëndësishme e punës së botuesve, për promovimin e letërsisë më të mirë.

Misha u shpreh se botues të ndryshëm, të cilët janë prezentë edhe në programet shkollore, botojnë libra të vjetër problematikë, që nuk japin mesazhe të vlefshme për të rinjtë sot, pasi kanë përmbajtje komuniste.

“Ka një prevalim të madh, ta themi troç, që ka të bëjë me korrupsionin, të atyre botuesve, të cilët shpesh herë janë botues inekzistent, por që në shkolla janë emra të njohur. Problemi nuk është se kanë përfituar këta në mënyrë korruptive, problemi është që ata sjellin një produkt krejtësisht problemor.

Unë mund të përmend lista librash, të cilët në kohën e komunizmit janë botuar thjesht nga halli, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga periudha komuniste, të cilët janë thjesht paçavure dhe futen në listat e programeve shkollore.

Janë disa elementë bashkëkohorë që po bëhen pjesë e edukimit në gjithë botën, diversiteti, homofobia etj. Por tashmë janë disa libra që nuk i arrijnë këto sepse iu ka kaluar koha”, shprehet ndër të tjera Misha.

Të fundit