Flash News

KRYESORE

Paradoksi i Ramës, Agron Duka: Letrat drejtoja Kujtim Gjuzit, jo Lulzim Bashës

Paradoksi i Ramës, Agron Duka: Letrat drejtoja Kujtim Gjuzit, jo Lulzim

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka sheh një paradoks në sjelljen e kryeministrit Edi Rama sa i përket përpjekjes për të dalë nga kriza politike. Në një intervistë për ‘Vizion Plus’, Duka deklaroi se Rama nuk duhet t’ja drejtojë letrat Lulzim Bashës, por deputetit Kujtim Gjuzit dhe deputetëve të tjerë në Parlament, pasi ata konsiderohen ‘opozita reale’ nga kreu i Qeverisë.

“Ai vazhdimisht i drejtohet si opozitë reale asaj që është në Parlament, ndërsa me shkresa dhe për negociata i drejtohet kësaj opozitës që është jashtë. Ka paradoks. Nëse do të bëjë aleancë me atë që e quan opozitë reale duhet t’i drejtohet Kujtim Gjuzit dhe jo Lulzim Bashës”, u shpreh kreu i PAA-së.

Agron Duka tha se nuk dëshiron të ketë një përplasje midis palëve, por rreziku ekziston nëse kryeministri Rama nuk tërhiqet dhe nuk reflekton.

Të fundit