Flash News

KRYESORE

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës bëhen bashkë për zgjedhje

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës bëhen

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur që të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Lajmin e dha ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili e quajti një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen.

Kjo është një nismë për t’u vlerësuar në Luginën e Preshevës, ndërsa në të shkuarën si shkak i ndasive, ata kanë qenë të keqpërfaqësuar në Serbi.

“Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare. Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Në Luginën e Preshevës, që ndodhet në territorin serb jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë.

Të fundit