Flash News

KRYESORE

Pas 6 muajsh zbulohet baza e grupit kriminal, 3 në pranga

Pas 6 muajsh zbulohet baza e grupit kriminal, 3 në pranga

Policia ka finalizuar me sukses pas një pune 6-mujore operacionin ‘Laboratori’ nëpërmjet të cilit u godit një grup kriminal, i cili kryente falsifikimin e dokumentave. Gjithashtu, është shkatërruar edhe baza ku kryhej ky aktivitet kriminal, e cila ndodhet në Durrës.

Ndërsa aktivitetin grupi e zhvillonte në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëllim kalimin në mënyrë të paligshme të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë, janë vënë në pranga tre persona. Konkretisht personat e arrestuar janë: Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve; V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh; P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë operacionit, Policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,
  • 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,
  • një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,
  • hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,
  • 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,
  • 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,
  • dëftesa shkollore, dokumenta institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2496061643833980/

Të fundit