Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Pas aksidentit me blindin me targa ruse në Tiranë, arrestohet në Kosovë vëllai i deputetes së opozitës së re
Mediat kosovare kanë shkruar sot se është vënë në pranga Eldin Dergjini, vëllai i deputetes së opozitës së re e dalë nga listat e LSI, Amra Borova.
Sipas Insajderi.com ai është arrestuar më 22 nëntor të këtij viti në një fshat të Graçanicës, për shkak të një sulmi me shishe ndaj një personi.
Sipas medias kosovare, Barova kishte ndryshuar emrin dhe kishte marrë një identitet të ri që në 7 shtator të këtij viti dhe njihej si Ferdi Berisha, i lindur më 10 janar 1986 në Obiliq, nga Mitrovica e Veriut.
Aktualisht, ndodhet në paraburgim në Kosovë.
Eldin Dergjini, është i njohur në Shqipëri dhe Itali për veprime kriminale të lidhura me drogën, sulme të policëve dhe veprave tjera, ndërkohë në shtator të këtij viti ai u përfol në mediat shqiptare pasi u përfshi në një aksident me makinë të blinduar "Mercedes Benz G Class" me targa ruse me vlerë që mund të arrijë deri në 250 mijë euro dhe se pas tij mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë.
Vëllai i deputetes ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.