Flash News

KRYESORE

Pas dëbimit të ambasadorit, Irani paralajmëron sërish Mbretërinë e Bashkuar  

Pas dëbimit të ambasadorit, Irani paralajmëron sërish

Ministria e Jashtme e Iranit ka paralajmëruar Britaninë e Madhe të shmangë "ndonjë gabimi të ri" pas arrestimit të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Teheran.

Diplomati britanik Rob Macaire u arrestua nga policia në kryeqytetin iranian pasi akuzohet se kishte marrë pjesë në një tubim të paligjshëm për rrëzimin e avionit ukrainas me 176 pasagjerë.

Më pas, Ministria e Jashtme e Iranit lëshoi një deklaratë armiqësore.

"Një gabim i ri i Britanisë do të shkaktojë pasoja të rënda mes Iranit Londrës" thuhet në deklaratën e ministrisë, sipas TV shtetëror iranian.

"Prania e të dërguarit në Mbretërinë e Bashkuar është kundër normave diplomatike ... Kërcënimi i Iranit me sanksione të reja mbi këtë do të shkaktojë tensione midis Teheranit dhe Londrës", thuhet më tej në njoftim.

Të fundit