Flash News

KRYESORE

Pas ditëve të nxehta, Ballkani dhe Italia do të përfshihen nga stuhitë

Pas ditëve të nxehta, Ballkani dhe Italia do të përfshihen

Gushti ka qenë një muaj ku termometri ka kapur temperatura ekstreme dhe i nxehti ka përfshirë gjithë rajonin dhe Europën. Parashikohet që deri në fund të muajit të ketë ditë të nxehta dhe pushuesit e turistët mund t`i shfrytëzojnë për plazh.

Mirëpo, shtatori do të bëjë kthesë, pasi priten ndryshime drastike të temperaturave. Shërbimi meterologjik “AccuWeather” ka publikuar parashikimin për muajt e vjeshtës dhe shihet se Europa dhe Ballkani do të kenë probleme serioze në këtë periudhë.

“AccuWarher” shkruan se Italia dhe Ballkani parashikohet të kenë përmbytje pasi do të goditen nga stuhitë.

Kjo situatë do të jetë e theksuar gjatë muajit shtator, ndërsa tetori dhe nëntori parashikohen më të qetë.

 

Të fundit