Flash News

KRYESORE

Pas Kishës Katolike edhe Myftiu i Tiranës kritikon 8 ministret për letrën ndaj Holandës

Edhe Myftiu i Tiranës Laurent Luli ka kritikuar disa prej mesazheve që përmban letra e tetë ministreve të qeverisë Rama drejtuar Holandës.

Pas reagimit të Kishës katolike vjen edhe një reagim nga Komuniteti mysliman ën vend, që është kundër shkatërrimit të vlerave të familjes dhe abortit.

Në një status ën Facebook, ai shkruan se “rruga e Shqipërisë është Evropa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë!”

Ai ua rikujton politikanëve se vonesat drejt rrugës së BE-së nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision.

“Evropa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë për shkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Evropës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato.

Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Evropën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishte mbi 5-mijë. Ky është një krim!

Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare.

Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t'u integruar në Evropë.

Shqipërisë i duhet të luftojë me padrejtësinë, korrupsionin, si dhe të ndërtojë shtetin e së drejtës!”, ishte qëndrimi i Myftiut të Tiranës.

Të fundit