Flash News

KRYESORE

Pas ndarjes nga Angelina, Brad nuk ka krijuar asnjë lidhje. Po shijon jetën prej beqari

Pas ndarjes nga Angelina, Brad nuk ka krijuar asnjë lidhje. Po shijon

Prej pothuajse tre vitesh më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre dhe nisën procedurat e divorcit. Çifti i preferuar i shumë fansave në gjithë botën, tashmë nuk ishin bashkë dhe shpesh herë u aludua nëpër media për lidhjet e reja që mund të kishin krijuar dy aktorët me partnerë të tjerë.

E megjithatë burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Brad nuk ka dalë me shumë vajza gjatë kësaj kohe, sepse e ka të vështirë të dashurojë sërish:

 “Ai nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë."

Tashmë Brad është i fokusuar vetëm tek fëmijët dhe karriera e tij. Por edhe Angelina nga ana e saj, që pas ndarjes nuk ka pasur një marrëdhënie të konsoliduar më dikë.

 

Të fundit