Pas një jave në detyrë ambasadorja suedeze në Shqipëri ia nis pazareve

Një javë pas marrjes së detyrës së re si ambasadore e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hamstad ka dalë të bëjë pazar nëpër Tiranë. Ajo ka postuar një foto nga një treg fruta-perimesh në kryeqytet, ku ka pozuar me një domare në dorë.

“Të shpëtosh planetin do të thotë të kërkosh për ushqim të mirë vendas. Në Shqipëri kjo është e lehtë”, shkruan në anglisht ambasadorja suedeze.

Ndërsa shqip ajo shkruan: “Përshëndetje! Unë jam Elsa, ambasadorja e re e Suedisë. Kjo është një domate shqipëtare. Mua më pëlqen ushqimi i qëndrueshëm. A e dini se çfarë është ushqimi i qëndrueshëm? Çfarë mund të na thoni për të?”