Flash News

KRYESORE

Pas vdekjes së Mac Miller, Ariana Grande thyen heshtjen; poston videon me ish-të dashurin

Pas vdekjes së Mac Miller, Ariana Grande thyen heshtjen; poston videon me
Një javë më parë reperi Mac Miller ndërroi jetë pas një mbidozë drogë, ku u gjend i pajetë në apartamentin e tij. Vetëm një javë pas vdekjes, Ariana Grande ka thyer heshtjen duke postuar një video me ish-të dashurin e saj. Pas postimit të fotos, të cilën nuk e kishte shoqëruar me asnjë fjali, krahas videos, Arioana ka shkruar: “Të adhuroja që prej ditës kur u takuam për herë të parë kur isha vetëm 19 vjeç dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu. Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide. Ne folëm shumë për këtë! Kaq shumë herë! Jam shumë e inatosur, shumë e acaruar dhe nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë, për shumë kohë. Mbi gjithçka dhe këdo. Më fal që nuk munda të të ndryshoj ose të të kisha lehtësuar dhimbjen. Doja me shpirt! Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoj. Uroj të jesh mirë tani. Prehu në paqe.”

Të fundit