Flash News

KRYESORE

PD: Qeveria manipuloi të dhënat për ndihmat, Rama është kryeministër i dështuar

PD: Qeveria manipuloi të dhënat për ndihmat, Rama është

Ish deputeti i PD Endri Hasa akuzon qeverinë se ka manipuluar të dhënat për ndihmat.

Përmes një statusi në Facebook, ai kujton investigimin e disa gazetarëve që faktojnë këtë manipulim.

Hasa shprehet Edi Rama është kryeministër i dështuar, ndërsa  bën vetëm propagandë në kurriz të shqiptarëve.

Postimi i Endri Hasës:

Propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqipëarëve.

Qeveria i manipuloi të dhënat e ndihmave duke shumëfishuar me deklarata dhe foto propagande çfarë u shpërnda dhe duke përvetësuar si ndihmë shtetërore atë që u shpërnda nga biznesi dhe shoqatat.

Nderkohë bashkë me gënjeshtrat as babëzia nuk u ndal!

Rezervat u furnizuan me tender sekret dhe pa garë duke përjashtuar 35099 sipërmarrje nga kompania maqedonase EuroVia që si kompani kompjuterash skishte asnje lidhje me këto sherbime por kënaqte babëzinë e 🤡 kllounit dhe hajdutëve të tij.

Edi Rama është #kryeministerideshtuar!

Largimi i tij është alternativa e vetme për të sjellë #ditemetemira ✌️

Të fundit