Flash News

KRYESORE

PD: Rama duhet të bënte kryeministrin dhe të arrestonte prokurorin Ndoja, por ai i mbron vetë bandat

PD: Rama duhet të bënte kryeministrin dhe të arrestonte

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj reagoi sërish në lidhje me prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Ai i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të tregojë bandat që u shërben prokurori Ndoja dhe në vend që t’i bëjë presion drejtësisë të arrestojë të dyja palët

Në konferencë për shtyp, ai tha se shqiptarët kanë parë me zë dhe figurë sesa e pafuqishme është qeveria e Ramës për të luftuar me të vërtetë bandat dhe zyrtarët e lidhur me to. Sipas tij shqiptarët panë sot një qeveri që ka frikë t’i përmendë emrin një bande për llogari të së cilës, si Edi Rama dhe Erjon Braçe denoncuan se punon prokurori i Durrësit.

“Shqiptarët prisnin sot, që Edi Rama të bënte kryeministrin dhe të kërkonte arrestimin e prokurorit që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njohka, por nuk ua përmend emrin. “, tha Alibeaj.

Ai më pas i bëri disa pyetje kryeministrit:

  1. Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja?
  2. Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin?
  3. Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit?
  4. Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin?

Ndërsa kërkoi përgjigjen e menjëhershme të këtyre pyetjeve, ish deputeti i PD-së shtoi: “Pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik nuk i shërben as ligjit, as të vërtetës, as drejtësisë. Ajo është vetëm propagandë që mbron bandat, me të cilat Edi Rama blen vota dhe mban në këmbë pushtetin e tij.”

Të fundit