Flash News

KRYESORE

PDIU kërkon mandatin e Idrizit në Tiranë, Mesila Doda përplaset me përfaqësuesin e PS në KQZ

PDIU kërkon mandatin e Idrizit në Tiranë, Mesila Doda

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet kërkon mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë. Sipas deputetes Mesila Doda, 50 mijë vota në Tiranë janë të pallogaritura dhe për kë ka kërkuar të administrohet çdo provë e materialit zgjedhor.

Gjatë mbledhjes Doda është përplasur edhe me përfaqësuesin e PS në KQZ, Eridian Salianji i cili tha se shqetësimi i deputetes nuk është në rendin e ditës teksa shtoi se janë tabelat ato që vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

 “U shtrembërua vullneti i zgjedhësve, 50 mijë vota nuk janë llogaritur në Tiranë. Të administrohet çdo provë e materialit zgjedhor, kërkojmë 24 orë për një hetim administrativ” tha Doda.

Të fundit