Flash News

KRYESORE

Pengmarrja dhe vrasja e Prengës, vihet në pranga një tjetër person i përfshirë

Pengmarrja dhe vrasja e Prengës, vihet në pranga një tjetër

Policia e Shteti vuri në pranga një tjetër person, i cili dyshohet se është përfshirë në vrasjen e 49 vjeçarit Jak Prenga. Në pranga ra shtetasi me inicialet F.Xh, i cili është i afërm i familjes Hajri. Agjentët e akuzojnë se ai ka penguar zbulimin e së vërtetës dhe se fsheh sende të viktimës.

Në lidhje me rrëmbimin e më pas vrasjen e 49 vjeçarit kanë rënë në pranga Leonard Hajri 36 vjeç, babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.

Ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Dyshohet se shkak i pengmarrjes ka qenë një mosrespektim i marrëveshjes nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga. Ai duhet që të merrte një sasi kokaine prej 280 kg e ta dorëzonte, gjë që nuk e bëri në Britaninë e Madhe.

Kjo ka bërë që një organizatë mafioze e përbërë nga shqiptarë në ishull, të kërkonte rrëmbimin e Jak Prengës. Kjo solli dhunimin tij në Kamzë, e më pas vrasjen e zhdukjen e trupit.

Të fundit