Flash News

KRYESORE

Për Serbinë vjen një tjetër ndëshkim ekonomik, pas Kosovës edhe Bosnja e penalizon

Për Serbinë vjen një tjetër ndëshkim ekonomik, pas

Serbia merr një tjetër goditje ekonomike. Pas Kosovës, edhe Bosnjë Hercegovina ka vendosur ë ta penalizojë. Shkak për këtë janë rastet e gripit afrikan të derrave. Bosnjë Hercegovina ka vendosur që të ndalë importet e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga fqinjët serbë.

Sipas Ministrisë serbe të Bujqësisë, të konfirmuara edhe nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, shenja të epidemisë janë raportuar në katër ferma të vogla të kryeqytetit dhe në rrethin e Podunavskit.

Ndërhyrja për ta kufizuar përhapjen e virusit deri tani ka detyruar therjen dhe eliminimin e mbi 120 kokë derrave të butë.  Autoritetet në Serbi dhe Kroaci druhen se të prekur nga sëmundja ngjitëse janë edhe derrat e egër, ndaj dhe kanë kërkuar që të ndalet gjuetia e tyre.

Gripi afrikan i derrave nuk transmetohet te njeriu. Vrasja e kafshëve të prekura është mënyrë e vetme për të mos e zgjeruar infeksionin. Bashkimi Evropian deklaroi javën e kaluar se epidemia që ka nisur të përhapet në Evropën Lindore.

Vetëm në muajin korrik, autoritetet rumune raportuan se kanë therur mbi 50 mijë derra të infektuar në fermat industriale, mbi 9,000 raste janë zbuluar në Poloni dhe Sllovaki, ndërsa Bullgaria parashikon të vrasë rreth 126 mijë derra të sëmurë.

Deri më tani, nuk janë paraqitur raste në Shqipëri të prekur nga gripi i derrave, e as në Kosovë. Por me ritmin e përhapjes së tij, rreziku është i madh edhe në vendin tonë.

Të fundit