Përditësimi më i ri nga Samsung Electronics, provoni opsionet e fuqishme të Note 10 në Galaxy S10

Samsung Electronics ka njoftuar një përditësim të freskët të softuerit për Galaxy S10e, S10, S10 + dhe S10 5G që prezanton tipare më të fuqishme Galaxy Note10 në linjën inovatore. Përdoruesit do të jenë në gjendje të aksesojnë funksione të reja të multimedias dhe Wi-Fi që fuqizojnë lidhjet dhe çojnë kreativitetin në nivelin tjetër.

Shijoni përvoja të pasura të multimedias dhe lidhjes së qëndrueshme

Përditësimi i fundit i softuerit Galaxy S10 sjell një përvojë më të thjeshtë të përdoruesit në pajisje. Galeria ju lejon të gjeni shpejt fotot tuaja të preferuara duke rafinuar kërkimet me fjalë kyçe.

 

 

Zbulimi i këngëve, filmave ose shfaqjeve televizive të reja është gjithashtu më i lehtë me kërkimin e përmirësuar, i cila sjell rekomandime të përmbajtjes nga aplikacionet e transmetimit multimedial. Me shtimin e Media & Devices në Quick Panel, ju mund të kontrolloni lehtësisht përvojën tuaj të multimedias në të gjitha pajisjet vetëm me Galaxy S10.

Auto Hotspot ofron një zgjidhje të lehtë për shndërrimin e Galaxy S10 tuaj në një shpërndarës të Ëi-Fi. Pas një konfigurimi fillestar, funksioni do të lejojë që Galaxy S10 të krijojë një Hotspot automatikisht me pajisjet e tjera Samsung, nëse ndajnë të njëjtën llogari Samsung ose llogari familjare. Duke ofruar udhëzues dhe alarme për zgjidhjen e problemeve, Ëi-Fi Tips sigurojnë që lidhja juaj e lëvizshme të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt.

Kapni vizionin tuaj

Lançuar në Tetor, azhurnimi i mëparshëm i softuerit solli në Galaxy S10 mjetet e fuqishme të krijimtarisë së Note10. Tani mund t’i shtoni një prekje personale videove me vizatime argëtuese dhe të gjalla – pa qënë nevoja për S Pen – me funksionin pafundësisht shprehës të pajisjes, AR Doodle. Me stabiliziuesin e përmirësuar Super Steady të kamerës, nuk do të shqetësoheni kurrë për klipet me lëkundje, edhe kur aksioni rritet. Gjithashtu, mund të kapni selfie të pastra kristal në errësirë me Night Mode në kamerën e përparme.

 

 

Përdoruesit tashmë janë në gjendje të modifikojnë klipet e tyre të preferuar drejtpërdrejt në smartphone-in e tyre falë veçorisë Video Editor të Galaxy S10, por me Samsung DeX të përditësuar, shndërrimi i klipeve tuaj në video dinamike është më i lehtë se kurrë më parë. Thjesht lidhni pajisjen me një PC ose Mac me një USB dhe do të mund të shkurtoni, modifikoni dhe personalizoni klipet tuaja me precizion në Samsung DeX.