Flash News

KRYESORE

Përflitet si kandidat për Bashkinë e Durrësit, çfarë mendon Armand Duka

Përflitet si kandidat për Bashkinë e Durrësit,

Kanë mbetur edhe shtatë muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale, megjithatë emrat e parë kanë nisur të përfliten. Mes tyre është edhe ai i presidentit të FSHSH-së Armand Duka, për të cilin thuhet se mund të kandidojë në emër të së djathtës.

Në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, kreu i FSHF-së e la të hapur një mundësi të tillë me citimin e shprehjes ‘kurrë mos thuaj kurrë’.

“Nuk e kam menduar të përfshihem në politikë. E kam thënë dhe do e them, kurrë mos thuaj kurrë. Në kohë të ndryshme njeriu merr vendime të ndryshme. Nuk kam ndonjë plan, më pëlqen kjo që bëj, më pëlqejnë sfidat e futbollit, më pëlqen të realizoj ato projekte që ne kemi: kompleksi i ri “shtëpia e futbollit” dhe stadiumi”.

Zgjedhjen do të organizohen më 30 qershor, ndërsa nuk është e qartë nëse do rikandidohet Vangjush Dako, pasi ai ka plotësuar numrin e mandatëve të lejuaja; plot katër.

Gjithsesi, nuk përjashtohet ndonjë manovre ligjore, e cila do ti haptë rrugë rikandidimit të Dakos, emri i të cilit ka dalë së fundmi në disa përgjime me anëtaret e grupit kriminal të Avdylajve.

Të fundit