Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama flet për ndryshimet në qeveri: E di radhën e lëvizjeve, do bëjmë gjërat e duhura

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama flet për

Afro 5 orë ka zgjatur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të saj, para mediave ka folur vetëm kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, i cili bëri të ditur edhe çfarë është diskutuar në mbledhjen në fjalë.

Rama tha se u është diskutuar për partinë, por edhe për protestat e studentëve.

“Është një sfidë më vete që të vetë korrigjohemi në vijm. Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit,

Kemi diskutuar dhe për protestën për arsyet, për faktorët dhe dobishëmrinë e madhe të protestës dhe domosdoshmërinë që ne ta mëshirojmë siç duhet atë që është shqetësimi real i asaj proteste”, u shpreh Rama.

Sa i takon ndryshimeve në qeveri, Rama tha se mendohet gjatë para se të bëjë lëvizje.

“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t'i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma. Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar”, tha Rama.

Të fundit