Flash News

KRYESORE

Përgjimet/ Prokuroria kërkon ‘t’i mbyllë gojën’ medias, reagon gazetari gjerman: Në Shqipëri po shkelet Kushtetuta

Gazetari gjerman, Peter Tiede ka reaguar sërish pas ‘furtunës’ që u shkaktua në Shqipëri me publikimin e 6 përgjimeve, duke provuar edhe më shumë lidhjet e zyrtarëve të PS në Durrës me kreun e bandës së Shijakut për shitblerjen e votave në 2017-ën.

Dje, Prokuroria e Krimeve të Rënda, konkretisht Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nxorën një urdhër që u ndalon mediave shqiptare që të publikojnë materiale nga dosja 399, me pretendimin se po rrezikohen hetimet.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Tiede risjell në vëmendje Kushtetutën shqiptare, duke theksuar se nuk parashikohet që media të censurohet.

“Shqipëria kërkon të ndalojë publikimin e përgjimeve. Dhe kështu shkel nenin 22 të Kushtetutës Shqiptare që thotë:

  1. Liria e shprehjes është e garantuar.
  2. Liria e shtypit, radios dhe televizionit është e garantuar.
  3. Ndalohet një censurë paraprake e mjeteve të komunikimit.
  4. Ligji mund të kërkojë lëshimin e një licence për funksionimin e radiove ose televizioneve.

Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Secili ka të drejtën, në përputhje me ligjin, të marrë informacion në lidhje me veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe që ushtron funksionet shtetërore. 3. Secilit i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive”, shkruan gazetari gjerman.

Të fundit