Flash News

KRYESORE

Përjashtim nga PD? Rudina Hajdari: Ndaj Azemit këtë vendim e morën dy herë

Përjashtim nga PD? Rudina Hajdari: Ndaj Azemit këtë vendim e

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari i konsideron shpresë-shtypës ata që i konsiderojnë tradhtarë deputetët që nuk kanë pranuar të dorëzojnë mandatet.

“Këto akuza vijnë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe janë shpresë-shtypës të këtij vendi. Unë nuk jam nga ata njerëz, nuk e shes shpirti. Ajo që më shqetëson mua është që të jem përfaqësuese e mirë e këtij vendi dhe të zhvillojmë Shqipërisë”, thotë ajo.

E pyetur nga ‘Zëri i Amerikës’ nëse e pret përjashtimin nga Partia Demokratike pas vendimit për të qëndruar në Kuvend, deputetja kujton se Azem Hajdari, babai i saj, është përjashtuar dy herë nga kjo parti.

“Dua t’i kujtoj Partisë Demokratike se kjo nuk është hera e parë që përjashton anëtarë dhe deputetë të saj. Ka ndodhur edhe me familjen time. Ka ndodhur me tim atë dy herë dhe dua të theksoj se janë penduar për ato vendime. Prandaj duhet të jemi të matur përpara se të marrim këto vendime dhe të jemi të kujdesshëm për mesazhet që përcjellim. Nuk mund të marr një vendim që shkon kundër frymës së Kushtetutës. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time, por unë do zgjedh interesin e Shqipërisë”, është shprehur Hajdari.

Rudina Hajdari thotë se e ka shumë të vështirë të luftojë në krah të LSI-së, një parti problematike, sipas saj, në shit-blerjen e votës.

“E kam shumë të vështirë të luftojë krah LSI-së. Nuk e bëj dot sepse është një çështje parimore për mua. Mbi të gjitha, po të hapësh raportet e OSBE është një nga partitë që ka patur shumë probleme kur vjen fjala për këtë fenomen. Ne jemi një parti që jemi ngritur kundër sistemit diktatorial dhe kundër së keqes, prandaj duhet të vazhdojmë të jemi PD, por duke përmirësuar këtë sistem”, është shprehur Hajdari.

Partia Demokratike nuk ka marrë ende një vendim për deputeten Hajdari, për ta përjashtuar ose jo nga strukturat, ndërkohë ky vendim është ndaj deputetit tjetër, Myslim Murrizi.

Të fundit