Flash News

KRYESORE

Përkujtimi i 75-vjetorit të OKB-së, Vuçiç: Vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të shpallur pavarësinë rrezikoi sigurinë e Serbisë dhe rajonit

Përkujtimi i 75-vjetorit të OKB-së, Vuçiç: Vendimi

“Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”, kështu është shprehur presidenti Aleksandar Vuçiç në fjalën e tij në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se: “vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të shpallur pavarësinë ka rrezikuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe të gjithë rajonit”.

Presidenti serb në vazhdimësi gjatë viteve të fundit ka folur për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, mirëpo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se çfarë parasheh zgjidhja sipas tij. Kujtojmë se, marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike e 4 shtatorit, në Shtëpinë e Bardhë mes Hotit dhe Vuçiç, ishte edhe hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, megjithse të pranishmit në ceremoni, theksuan se situata politike do të shihej me vëmendje pas një viti nga kjo marrëveshje.

Po ashtu, veç nënshkrimit në një marrëveshje me “bekimin” e presidentit amerikan, Donald Trump, një frymë pozitive në ndërmjetësimin mes palëve sjellë edhe BE, ku pas takimit të 16 korrikut, një tjetër takim u zhvillua më 7 shtator.

Me këtë rast, sipas deklaratave të të dyja palëve, janë hapur temat për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, për pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronësore, ndërkaq janë harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjen e të pagjeturve, personave të zhvendosur, si dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Të fundit