Flash News

KRYESORE

Përmbaruesit kundërshtuan urdhrin e Gjonajt, Gjykata e Administrative e Apelit rrëzon kërkesën e tyre për të mos iu nënshtruar Vettingut

Gjykata administrative e Apelit rrëzoi kërkesën e përmbaruesve gjyqësorë, të cilët kërkonin pezullimin e urdhrit të Ministres së Drejtësisë që ata t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Megjithatë, përballja gjyqësore mes përmbaruesve dhe Etilda Gjonaj do të vijojë.

“Balkanweb” raporton se konflikti mes palëve nisi pas nxjerrjes së një urdhri nga Gjonaj, sipas të cilit përmbaruesit do t’i nënshtrohen një filtri kontrolli, thënë ndryshe vettingu.

Përmbaruesit e kundërshtuan urdhrin në gjykatë dhe njëherazi kërkuan pezullimin e urdhrit derisa çështja të zgjidhej në themel, por kjo s’u pranua nga Apeli administrativ.

Të fundit