Flash News

KRYESORE

Përplasja për Cakajn, Rama i përgjigjet Metës: Mos e merrni seriozisht! Ka fazën kur i bën thirrje popullit të armatoset

Përplasja për Cakajn, Rama i përgjigjet Metës: Mos e merrni

Refuzimi i dekretimit të Gent Cakajt si ministrin e ri të Jashtëm ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.

Replikat në distancë mes tyre kanë vijuar prej mesditës së djeshme. Ndërkohë sot, presidenti e ka cilësuar sërish një gabim fatal kërcënimin ndaj presidentit të republikës në një reagim në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, kryeministri i është kundërpërgjigjur pak minuta më vonë, duke e ironizuar me deklaratat e Metës, një vit më parë gjatë periudhës së fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, kur ishte ende kreu i LSI.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passëordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s'di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan Rama.

Reagimi i Metës:

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!

Të fundit