Flash News

KRYESORE

Përvjetori/ Bill Clinton vjen në Kosovë!

Përvjetori/ Bill Clinton vjen në Kosovë!

Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ka bërë të ditur se ish presidenti amerikan, Bill Klinton, pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë në datën 12 qershor. Në njoftim thuhet se Clinton do të shoqërohet edhe nga  ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë për të shënuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë 20 vjet më parë.

Sipas këti njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, Bill Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore, që do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë. Kjo është edhe vizita e katërt e ish presidentit amerikan në Kosovë.

Ish presidenti Clinton ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë kur më 24 mars të vitit 1999, kanë nisur sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati shpallur muaj më parë, vitin 2019, si vit të NATO-s.

Të fundit