Flash News

KRYESORE

Pezullimi i tenderit të “Unazës së Re”, aktivisti letër të hapur Arta Markut: Po mbështesni korrupsionin, sot u vërtetuan akuzat

Pezullimi i tenderit të “Unazës së Re”, aktivisti

Aktivisti dhe gazetari Erion Kristo i është drejtuar me një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, pas vendimit të Autoriteti Rrugor për të pezulluar tenderin për lotin numër 1 të Unazës së Re, pas denoncimeve se kompania që e ka fituar këtë tender ka falsifikuar dokumentet.

Duke ju drejtuar Markut, Kristo thotë se po minon besimin e publikut dhe me mungesën e reagimit po mbështet korrupsionin. Kristo sjell në vëmendje se prej kohësh ishin ngritura akuzat se tenderat tek projekti i ‘Unazës së Re’, ishin të dyshimtë dhe se sot akuzat u vërtetuan.

Postimi i plotë i Erion Kristos

Leter e hapur zonjes Arta Marku PPP (Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme)!

Zonje! Ju po minoni besimin e qytetareve te ligji dhe shteti. Ju me mungesen tuaj te reagimit, po mbeshtesni korrupsionin. Kemi kaq kohe qe akuzojme se tenderat te Astir jane te dyshimte. Sot u vertetua katerciperisht se tenderi eshte i trukuar! Ku jane arrestimet? Ku jane hetimet? Ku eshte institucioni juaj? Pse ju vetem perndiqni qytetaret e thjeshte qe protestojne?

Ne fakt kjo leter u drejtohet njerezve. Shikojeni dhe kuptojeni forcen tuaj. Ju mund ta ndalni korrupsionin, edhe kur keni kunder gjithe shtetin. Shijojeni kete fitore te bukur te qytetarise dhe mos u ndalni. Filluan perpelitjet dhe spazmat e rrokullisjes. Tenderi i Astirit u anullua.

 

Të fundit