Flash News

KRYESORE

Pikëpyetjet mbi pasurinë dhe huaja ndaj kunatit, Prokurori i dosjes “Tahiri” përballet në KPA

Pikëpyetjet mbi pasurinë dhe huaja ndaj kunatit, Prokurori i dosjes

Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gentian Osmani, do të dalë sot në një seancë para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në dy gusht ai është konfirmuar në detyrë nga KPK. Ka qënë shlyerja e një huaje që i ka marrë kunatit  të tij që ka ngritur dyshime në KPK.

Anikimi i vendimit në KPK për Osmanin u bë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (OMN), i cili kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Çfarë deklaron Komisioneri Publik:

"Pas hetimeve të kryera nga ne, Osmani nuk ka arritur të shpjegojë pasurinë, argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme. Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro."

Në 2017, Osmani ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, së bashku me dy prokurorë të tjerë.

Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Të fundit