Flash News

KRYESORE

Planifikonte të grabiste me armë një market në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Planifikonte të grabiste me armë një market në Tiranë,

Parandalohet një vjedhje me armë zjarri në një market në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë një 20-vjecar.

Sipas policisë, ai planifikonte të vidhte  në një market në Laknas, si dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

“Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe identifikimin e shtetasit të dyshuar, i cili qarkullonte me një biçikletë dhe në çantën e shpinës kishte një armë zjarri kallashnikov. Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Laknas.

Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë”, sqaro policia.

Të fundit