Flash News

KRYESORE

"Po është e vërtetë", Lady Gaga pranon shtatzëninë

"Po është e vërtetë", Lady Gaga pranon
Prej thuajse një jave qarkullon lajmi se Lady Gaga është shtatzënë. Ky lajm vjen pas ndarjes nga i fejuari i saj dhe sipas "Star" artistja është dëgjuar të tregojë në një festë pas ceremonisë së çmimeve Oscar se është në pritje të një fëmijë por as që ia ka idenë se kush është i ati. Shumë filluan të aludonin se ish-i fejuari i saj, Christian Carino, është i at  fëmijës së saj, e ndërsa të tjerë të bindur se është Bradley Cooper. E gjendur në kaq shumë lajme për të, ka reaguar vetë Gaga duke e mohuar këtë lajm siç vetëm ajo di. Përmes një postimi në Twitter, fituesja e Oscar, në fakt ka pranuar që është shtatzënë. Por... me muzikën! “Zëra që jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6” u shpreh Lady duke promovuar kështu dhe albumin e saj të ri.  

Të fundit