Flash News

KRYESORE

‘Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?’, Eranda Libohova e merr me sportivitet pyetjen e sikletshme të gazetarit

‘Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?’, Eranda Libohova e merr
Në emsionin “E diell” ka qenë e ftuar sot këngëtarja Eranda Libohova. Në intervistën në studio nuk kanë munguar as ‘ngacmimet’ e vogla. Gazetari Ervin Kurti e ka prekur ‘në pikën e dobët’ që është hunda, duke e  pyetur se përse nuk e bën operacion. Po ashtu Kurti e ka komplimentuar për imazhin në tërësi.  “Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”- i tha Ervini duke qeshur. Këngëtarja e mori me sportivitet pyetjen, duke treguar se hunda për të është një tipar mjaft i dashur. Ajo tha se hunda është një tipar që e identifikon, ndaj nuk ka dashur ta ndryshojë. “Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është.”- tha Eranda.

Të fundit