Flash News

KRYESORE

“Po përballet vetë me sëmundjen”, Manastirliu: Doktor Luli me COVID-19, por është mirë

“Po përballet vetë me sëmundjen”, Manastirliu: Doktor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi zyrtarisht infektimin e doktor Dhimitër Krajës, i cili u kthye të jepte shërbim vullnetarisht në Spitalin Infektiv. Megjithatë, Manastirliu shprehet se mjeku Kraja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte!

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi. Forca doktor Luli! Jemi me ty!”, thotë Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/919386948517356/?type=3&theater

Të fundit