Flash News

KRYESORE

Policia e FNSH zbarkon në Shkozë, nis aksioni për shembjen e dy shtëpive të fundit

Policia e FNSH zbarkon në Shkozë, nis aksioni për shembjen e dy

Ka zbarkuar në Shkozë IKMT bashkë me policinë dhe FNSH-në për të vijuar aksionin e nisur një ditë më parë dhe shembjen e dy shtëpive të fundit.

Aksioni u shoqërua me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe policisë, ku dje u shoqëruan në komisariat dy prej tyre, për shkak të rezistencës.

Policia, sot me një prani më të shtuar se dje, ka rrethuar zonën. I pranishëm në Shkozë është edhe ish deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili në një prononcim për ‘news 24’ tha se “po shkelet ligji nga ana e qeverisë, ndonëse për një shtëpi nuk kishte ende një vendim të formës së prerë të gjykatës.

“Shikoni vetë se ç’po ndodh. Po ndodh një barbari, kafshëri ditën për diell. Shkelja më e rëndë e ligjit.

Qytetari ka vendim të datës 3 tetor që parashikonte të ndalohet çdo veprim, për aq kohë sa s’ka vendim të formës së prerë. Nuk mund të prishësh shtëpinë pa u dhënë paratë. Prandaj shqiptarët largohen më shumë se sirianët. Nuk ka gjë më të shenjtë se prona. As Enver Hoxha nuk ua prishte shtëpinë, Rama po”, tha ish deputeti.

Ky aksion vjen në sajë të devijimit të lumit të Lanës dhe zgjerimit të projektit për ‘Unazën e Madhe’.

Të fundit