Flash News

KRYESORE

Policia mohoi arrestimin, dalin pamjet/ Ish-deputetja shoqërohet nga 2 persona me maskë në makinë

Pas incidenteve në KZAZ-të e qarkut Mat është shoqëruar sot në polici, ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi.

Çupi akuzohet për shkatërrim të materialeve zgjedhore në Burrel, gjatë protestës për lirimin e KZAZ-së.

Policia doli sot me një deklaratë ku e mohonte arrestimin e Çupit.

Ndryshe nga sa deklaron policia, ish-deputetja u shoqërua nga dy persona me maska në një furgon policie,  bashkë me kryetaren e FRPD Burrel Denisa Vata.

Fotoja më poshtë është një selfie e shkrepur nga Denisa Vata gjatë shoqërimit.

Të fundit