Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Politico/ Hije skandali në Shtëpinë e Bardhë. Si Izraeli ka përgjuar presidentin Trump prej dy vjetësh
Ka të ngjarë që Izraeli të ketë instaluar në Shtëpinë e Bardhë paisje që përgjojnë thirrjet telefonike. Po ashtu, këto paisje mund të jenë vendosur edhe në pika të tjera të rëndësishme në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë dy viteve të fundit. Lajmi u bë i ditur nga gazeta amerikane ‘Politico’, e cila citon tre ish zyrtarë amerikanë.
‘Çimkat’ imitojnë kullat e telekomunikacionit për të mbledhur informacion, përfshirë përmbajtjen e thirrjeve telefonike. Qeveria amerikane konkludoi që operativët izraelitë ka shumë të ngjarë që i kishin vënë ato për të spiunuar presidentin Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato ‘thashetheme’ , dhe tha se Izraeli ka bërë prej kohësh një zotim "për të mos u përfshirë në ndonjë operacion inteligjence në SHBA".
Në artikullin e publikuar nga ‘Politico’, një nga tre ish zyrtarët e inteligjencës dhe të sigurisë kombëtare, emrat e të cilëve janë mbajtur sekret, tha se administrata Trump, e cila e konsideron veten si qeveria më pro-izraelite në historinë ShBA-së, nuk e qortoi aleatin e saj.
Ai tha që FBI dhe agjencitë e tjera përdorën analiza të hollësishme mjeko-ligjore të pajisjeve, të njohura si StingRays, për t'i lidhur ato me agjentët izraelitë. "Ishte shumë e qartë se izraelitët ishin përgjegjës," tha ish zyrtari i lartë i zbulimit.
Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington, Elad Strohmayer, mohoi më tej akuzat, duke thënë: "Këto pretendime janë absolutisht një marrëzi. Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara. Pikë."
Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Sigurisë së Brendshme, FBI dhe Shërbimi Sekret i ShBA-së nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë çështje.
Artikulli i plotë i Politico: https://www.politico.com/story/2019/09/12/israel-white-house-spying-devices-1491351