Flash News

POLITIKOFF

Fansat vrasin këngëtarin në Ankara sepse nuk dinte këngën

Fansat vrasin këngëtarin në Ankara sepse nuk dinte

Onur Sener, një muzikant që punonte në një lokal në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është vrarë nga tre persona me të cilët ai debatoi me arsyetimin se nuk e dinte këngën që ata kërkuan.

Debati filloi pasi Sener tha se nuk e dinte këngën dhe më pas u shndërrua në një përleshje fizike që përfundoi pas ndërhyrjes së stafit dhe klientëve. Me njoftimin e qytetarëve dëshmitarë të ngjarjes, policia shkoi në vendngjarje. Sener, i cili mbeti i plagosur rëndë nga copa xhami në fyt, ndërroi jetë në spital.

Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë arrestuan tre të dyshuar lidhur me incidentin.

Pas vrasjes së muzikantit, i cili mori pjesë në një konkurs televiziv të titulluar "O Ses Türkiye" (versioni turk i “The Voice”) në vitin 2013, shumë mesazhe ngushëlluese u postuan nga artistëve të famshëm të Turqisë.

Të fundit