Flash News

POLITIKOFF

Flor Binaj flet për largimin nga Portokallia: Duhet të ruaja dinjitetin tim

Flor Binaj flet për largimin nga Portokallia: Duhet të ruaja

Aktori i humorit Flor Binaj ka qenë sot i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC, ku ndër të tjera ka folur për eksperiencën e tij të re me emisionin "Piranjat" dhe po ashtu është pyetur dhe për largimin nga "Portokallia".

Largimi i tij nga "Portokallia" ishte surprizë për publikun dhe madje u diskutua se do të hapte një parti, por e vërteta ishte ndryshe.

"Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë TV të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim."

"Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë," - tha aktori duke shtuar më tej se një nga arsyet e largimit nga spektakli i humorit ka qenë dhe familja e tij.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp."

Duke folur për angazhimet e reja, Flori tha se do të bëjë një program të ri televiziv.

“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një stand up komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër. Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte”, - tha Flori.

Të fundit