Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
"Ishte torta e fundit", Agron Llakaj kujton bashkëshorten e ndjerë në ditëlindjen e saj
Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ka emocionuar ndjekësit në ‘Instagram’ me një letër prekëse kushtuar bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës, e cila do të festonte ditëlindjen sot, më 1 dhjetor.
Në këtë postim të ngrohtë, Llakaj ndan me ndjekësit mallin dhe dhimbjen për humbjen e saj:
‘E dashur dhe e shenjtë Kostandina,
1 Dhjetor, Ti sot ke ditëlindjen… Si sot një vit më parë, festuam me gëzim, kënduam me zjarr ‘happy birthday’ pa e ditur se kjo ishte torta e fundit me Ty. Sot, kjo ditëlindje vjen e pakuptimtë pa praninë tënde’.
Aktori ndalet në përditshmërinë e tij, ku një tufë lule dhe një qiri janë të vetmet simbole të kujtimeve që ruan:
‘Çdo ditë në ecejaket tona drejt Teje, shpirti yt vjen si flutur ose vegim. Ne kërkojmë një shenjë nga Ty, duke shpresuar që ai ylli që ndriçon më fort natën je Ti, që ajo reja si engjëll je Ti’.
Në fund të letrës, ai e përshëndet me një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje:
‘Ti je këtu, mes nesh, mes atyre që të deshën aq shumë. Qesh zemër, ashtu siç dije të qeshje Ti, me trup e shpirt. Për Ty do ketë veç Ditëlindje! Të Dua!’.
Ky dedikim prekës ka prekur zemrat e shumë ndjekësve, të cilët kanë ndarë ngushëllime dhe mesazhe mbështetjeje për aktorin dhe familjen e tij.