Flash News

POLITIKOFF

Justin Timberlake konfirmon se është bërë baba për herë të dytë

Justin Timberlake konfirmon se është bërë baba për

Në korrik të vitit që lamë pas, mediat e huaja raportuan se Justin Timerlake dhe Jessica Biel po prisnin një tjetër fëmijë. Gjashtë muaj më vonë, këngëtari ka konfirmuar ardhjen në jetë të djalit të dytë.  Timberlake dhe gruaja e tij 38-vjeçare, të cilët kanë dhe një djalë të quajtur Silas, konfirmuan lajmin që qarkullonte prej kohësh në “Ellen DeGeneres Shoë.”

Krijuesit i hitit “Cry me a river” zbuloi gjithashtu dhe emrin e fëmijës ndërsa tha: Emri i tij është Phineas, dhe ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Ne jemi të entuziazmuar, nuk mund të jemi më të lumtur dhe mirënjohës, shkruan abcnews.

Timberlake dhe Biel u martuan në vitin 2012, ndërsa nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin në vitin 2007.

Të fundit