Flash News

KRYESORE

Pompeo letër Albin Kurtit: Hiq taksën me Serbinë, esenciale për integrimin e Kosovës

Pompeo letër Albin Kurtit: Hiq taksën me Serbinë, esenciale

Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit i kërkon Albin Kurtit, 10 ditë pasi mori detyrën si kryeministri i ri i Kosovës që të heqë taksën nga Serbisë, me qëllim integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës.

Me anë të një letre të zbardhur nga Gazeta Express, Pompeu vë theksin se tani është koha që nën drejtimin e qeverisë nga Kurti, për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo, duke kërkuar heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe.

“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të ktheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”, përfundon letra e zyrtarit të lartë amerikan.

Të fundit