Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Qeveria gjermane do të investojë 750 milion euro për të forcuar kërkimet e tri kompanive vendase për një vaksinë Covid-19.

■ Victoria, shteti që është në qendër të shpërthimit të Covid-19 në Australi, nuk raportoi vdekje të reja dje nga virusi, për herë të parë në më shumë se dy muaj. Qyteti i Melburnit mbetet në bllokim.

■ Kombet e Bashkuara janë gati të mbushin 75 vjeç, por festimet nuk do të bëhen, pasi udhëheqësit botërorë nuk mund të mblidhen. Organizata gjithashtu po përballet me dilema të thella në lidhje me efektivitetin e saj, dhe madje edhe me rëndësinë e saj.

■ Zjarret në Bregun Perëndimor të ShBA kanë lënë të paktën 27 njerëz të vdekur, dhe autoritetet thanë se u përballën me një katastrofë pa ndonjë përfundim të qartë. Në rajonin e Gulf Coast, banorët nga Misisipi në Florida po përgatiteshin për Uraganin Sally, i cili pritej të godiste të martën në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes, me kohën lokale.

■ Gjermania ra dakord të pranonte më shumë se 1,500 njerëz që tani jetojnë në kampe greke të refugjatëve, në atë që dukej të ishte një sfidë për anëtarët e BE që gjithashtu të bëjnë pjesën e tyre.

■ Bashkia e Louisville, Ky., kanë rënë dakord t’i paguajë 12 milion dollarë familjes së gruas së re zezake e cila u vra nga oficerët e policisë në një bastisje të marsit të kaluar. Qyteti do të vendosë gjithashtu reforma që synojnë parandalimin e vdekjeve në të ardhmen nga oficerët.

■ Presidenti Trump priti të martën kryeministrin Benjamin Netanyahu të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë së bashku me ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja diplomatike midis vendeve.

Të fundit