Flash News

KRYESORE

Presidenti firmos dekretin, emëron ambasadorin e ri në Spanjë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushit në postin e  ambasadorit në Mbretërinë e Spanjës, si rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, si jorezident.

DEKRET PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11177

Tiranë, më 23.04.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Të fundit