Flash News

KRYESORE

Presidenti injoron Komisionin e Venecias, e ka mendjen te kombëtarja

Presidenti injoron Komisionin e Venecias, e ka mendjen te kombëtarja

Ditën e nesërme Komisioni i Venecias do të publikojë opinionin për presidentin Ilir Meta, nëse ai ka shkelur apo jo Kushtetutën e vendit.

“Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!”, tha Meta në emisionin “Open” në Top Channel.

I pyetur nëse nesër ai pret ndonjë surprizë nesër, mbase dhe jep dorëheqjen, kreu i shtetit u përgjigj:

“Nesër e kam mendjen të Kombëtarja, ju mbajeni të Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.”.

Të fundit